Kryetari Suma, priti në takim rasti Mirsad Shkreta, Deputetin e zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga Komuna e Hanit të Elezit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim rasti Mirsad Shkreta, Deputetin e zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga Komuna e Hanit të Elezit. Kryetari Suma me këtë rast e uroi për mandatin e marrë si përfaqësues i popullit duke e uruar për shëndet të mirë dhe suksese në angazhimin e tij politik. Dy bashkëbiseduesit u pajtuan për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe që Mirsad Shkreta të jet zëri dhe përfaqësues i interesave të banorëve të Komunës së Hanit të Elezit. Që nga paslufta për herë të parë Mirsad Shkreta, është deputet i zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga Komuna e Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u hap panairi dy ditor i makinerive dhe aksesorëve për përpunimin e drurit

Sot në Ferizaj u hap panairi dy ditor i makinerive dhe aksesorëve për përpunimin e …