leoni

Kryetari Suma takohet me zyrtarë të lartë të projektit të Bashkimit Evropian “Mbështetje Reformës në Policinë e Kosovës”

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim pune zyrtarë të lartë të projektit të Bashkimit Evropian “Mbështetje Reformës në Policinë e Kosovës”, z. Matt Duncan dhe z. Simon Smith. “Mbështetje Reformës në Policinë e Kosovës” është projekt i cili implementohet nën udhëheqjen e organizatës për bashkëpunim të jashtëm nga Irlanda e Veriut (NI-CO Northern Ireland Cooperation Overseas). Projekti i ka 4 komponente dhe njëra prej tyre është fusha e Parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, e cila fushë udhëhiqet nga eksperti nga Anglia, z. Matt Duncan. Në kuadër të këtij komponenti është i angazhuar eksperti afatshkurtë z.Simon Smith i cili e njoftoi kryetarin Suma me qëllimin e takimit dhe të projektit i cili ndër të tjera, ka për qëllim bashkëpunimin ndërinstitucional të trajtimit të çështjeve që lidhen me radikalizëm si dhe për të shqyrtuar mundësitë se si Projekti mund të ndihmojë Komunën e Hanit të Elezit përmes bashkëpunimit me agjencitë tjera relevante. Duke iu përgjigjur interesit të mysafirëve, kryetari Suma tha se çështja e Parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm është vlerësuar si shumë komplekse për shumë vite shumë here është trajtuar në këtë zyre dhe me shumë premtime për përkrahje, mirëpo fatkeqësisht nuk kemi hasë në bashkëpunim të sinqertë dhe serioz as me institucionet vendore por as edhe me donator e projekte të ndryshme.

Sipas Kryetarit Suma kjo çështje duhet të trajtohet në shumë dimensione dhe me një bashkëpunim të të gjitha palëve përgjegjëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …