Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam.
“Të nderuar besimtarë të besimit Islam, Ramazani është muaji i paqes e bamirësisë, sakrificës e devotshmërisë, andaj uroj që ky muaj i bekuar të shërbejë si shembull i kultivimit të vlerave njerëzore, solidaritetit dhe mirëkuptimit.
Në emrin tim personal dhe të komunës së Hanit të Elezit, ju shpreh urimet më të sinqerta për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, duke ju dëshiruar mirësi në familjet e juaja, shëndet dhe agjërim të lehtë”.