Kryetari Suma vizitoi Ministrin e Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në një takim kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma. Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit, me ç’rast ministri Mustafa theksoi se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve. Ndërsa kryetari Suma e njoftoi ministrin Mustafa lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Hanit të Elezit, sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në këtë takim u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile, në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile, sistem ky që u lehtëson qytetarëve pajisen me dokumente.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …