Kryetari Suma viziton Njësinë Tango 2 të Kompanisë se Deminimit të FSK-së

Kryetari i komunës së hanit të Elezit Rufki Suma i shoqëruar edhe nga nënkryetari Mallzum Qajani vizituan Njësinë Tango 2 të Kompanisë së Deminimit të FSK-së, të cilët kanë rifilluar operacionin e pastrimit të zonave të dyshuara nga mjetet e pa shpërthyera. Gjatë qëndrimit me pjesëtarët e kësaj njësie ata e informuan kryetarin Suma se Njësia Tango 2 e Kompanisë së Deminimit të FSK-së nga datë 30 mars 2021 ka rifilluar dhe është duke zhvilluar operacionet e deminimit në Komunën e Hanit të Elezit përkatësisht në zonën kadastrale të fshatit Seqishtë, kryesisht në vendin e quajtur “Vorba”. Sipas OR 7 Rreshter i Klasit të Parë, Bidajet Kalisi janë të planifikuara rreth 46000 metër katrorë sipërfaqe për të cilat ekzistojë dyshime për mjete të pashpërthyera dhe të vendosura nga ushtria Serbe gjatë luftës së fundit. Sipas pjesëtarëve të Kompanisë së Deminimit të FSK-së, kushtet për zhvillimin e operacionit të pastrimit të zonave të dyshuara nga mjetet e pa shpërthyere janë të mira, siguria është në nivelin e duhur, komunikimi- koordinimi me institucionet dhe komunitetin janë në rregull, dhe se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë problem.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …