Kryetari Svarqa, takon punëtorët e Fabrikës së Tubave

Punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj të cilët që tri ditë po qëndrojnë në sallën e Kuvendit, i ka vizituar ata edhe kryetari i komunës Muharrem Svarqa.  Ai me këtë rast u ka thënë këtyre ish-punëtorëve se përkrah kërkesat e tyre, por si nivel lokal nuk ka fuqi komuna të bëjë më shumë për zgjidhjen e halleve të tyre. U zotua se do të angazhohet edhe për një takim mes përfaqësuesve të sindikatës së këtyre ish-punëtorëve dhe kryeministrit Isa Mustafa.

“Ne  natyrisht se kemi marr një premtim se do të takohen tre përfaqësues të sindikatës suaj dhe deri tek ardhja e këtij takimi nuk është ardhur për shkak se as unë,  e asnjëri  prej nesh nuk mund ta caktojë agjendën e kryeministrit. Ky takim do të realizohet, cilat do të jenë konkluzionet ose premtimet nga ai takim nuk mund t’i di, por unë mendojë se do të bisedohet për mënyrën e pagesës e cila sigurisht se do të jetë një mënyrë e sukseseve në mënyrë që mos të ngarkohet buxheti i Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari Svarqa.

Pas takimit me kryetarin e komunës së Ferizajt, një fije shprese u ngjall edhe tek  ish punëtorët që po protestojnë tash e tri ditë brenda objektit të komunës.

Ali Azemi kryetar i Sindikatës së këtyre ish -punëtorëve thotë se i besojnë angazhimit të kryetarit për t’u zgjidhur çështja e tyre e cila tashmë është tejzgjatur.

Udhëheqësit e komunës së Ferizajt u kanë thënë këtyre ish punëtorëve protestues se ata mund të qëndrojnë në sallën e Kuvendit derisa ajo të nevojitet për takime të tjera, e nëse shfaqet kjo nevojë salla duhet të lirohet. Nga ana tjetër ish- punëtorët thanë se do të qëndrojnë edhe gjatë vikendit në këtë vend derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …