Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, ka arritur në Pyeongchang të Koresë së Jugut, aty ku po bëhet hapja e Lojërave Olimpike Dimërore. Me ftesë të Kryetarit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, kreu i shtetit po merr pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Dimërore. Gjatë pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, Thaçi do të vizitojë fshatin olimpik, ku është i vendosur ekipi olimpik i Kosovës, duke i dhënë mbështetje skitarit Albin Tahirit, i cili përfaqëson shtetin tonë në këtë olimpiadë. Kryetari do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në këtë olimpiadë. Në Lojërat Olimpike në Pyeongchang të Koresë së Jugut janë duke marrë pjesë mbi 20 burrështetas, si dhe shumë liderë dhe përfaqësues shtetërorë nga mbarë bota.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …