Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës tri herë brenda muajit shtator

Kryetari Thaçi: Baci Tush ishte në mbështetje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e ndarjes nga jeta të Tush Lladrovcit, ka thënë se “në ditët më të vështira baci Tush ishte në mbështetje të udhëheqësve të lëvizjes kombëtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veteranit dhe atdhetarit të devotshëm të çështjes kombëtare, Muhamet Lladrovci, bacit “Tush”. Baci “Tush” ishte baba i komandantit Fehmi Lladrovci dhe i veprimtarit Ramiz Lladrovci. Në ditët më të vështira ishte në mbështetje të udhëheqësve të lëvizjes kombëtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Familjes Lladrovci i shpreh ngushëllimet më të thella në emër të Presidencës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në ngushëllimin e Kryetarit Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …