Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit politikë të komuniteteve etnike të përfaqësuar në grupin “6 plus”. Ai ka marrë përkrahje nga ta për transformimin e FSK-së në forcë ushtarake. “Në Prizren takova përfaqësuesit politikë të komuniteteve etnike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës në grupin ‘6 Plus’. Jam i lumtur për përkrahjen e tyre të fuqishme për transformimin e FSK-së në forcë ushtarake, multietnike dhe të integruar në familjen euroatlantike. Kemi pajtim të plotë se ka ardhur koha që Kosova të ketë ushtri dhe vajzat e djemtë tanë në uniformë t’i shërbejnë gjithë Kosovës”, ka shkruar Thaçi në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …