Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 e ka quajtur moment të paharrueshëm i cili i bashkoi shqiptarët në rrugën e pavarësisë. “Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është moment i paharrueshëm politik dhe historik, që na bashkoi në rrugën e pavarësisë. Si akt politiko-juridik ishte shprehje e vullnetit dhe aspiratave të popullit tonë për liri, demokraci dhe pavarësi, të cilat i institucionalizuam pas një procesi të gjatë me shumë sakrifica. Mirënjohje të gjithë atyre që pandalshëm punuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar ai.
