Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka pranuar të flasë për deklaratat e ambasadorit amerikan, Greg Delawie, lidhur me mundësinë e këmbimit të territoreve në mes Kosovës e Serbisë, sikur ndodh zakonisht në situata të tilla por ka nënvizuar si shpeshherë deri tani se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë dhe dhembshme për Kosovën. Po ashtu ai ka pranuar se çështja e Kosovës do të zgjidhet ashtu sikur thonë partnerët. Sipas tij Kosova në asnjë rrethanë nuk guxon ta marrë përgjegjësinë e dështimit të këtij procesi sepse do të cenojë raportet me Amerikën, ndërsa ka shtuar se deklaratat e autoriteteve amerikane duhet të merren seriozisht. Marrëveshja përfundimtare do të arrihet mes Amerikës dhe BE-në”, tha Thaçi për KTV, duke lënë të kuptohet se Kosova pavarësisht se ka shpallur pavarësinë nuk do të pyetet për fatin e saj në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …