Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë dhe as që mund të flitet për diçka të tillë. Sipas Thaçit demarkim të kufirit do të ketë, por jo diçka tjetër. ‘’Kurrë nuk do të ketë shkëmbim territoresh, as autonomi. Të gjitha këto nuk qëndrojnë. Kosova do të ketë integritetin e vet territorial sikurse e ka edhe sot. Nuk do të ketë ndarje e as Republikë serbe në veri, me mua në tavolinë, ka saktësuar kryetari Thaçi, për të shtuar se nuk ka adresë më garantuese për të gjitha këto gjatë bisedimeve me Serbinë, sesa është qëndrimi i Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …