Kryetari Thaçi deponon Kallëzim Penal ndaj Agim Bahtirit për nxitje të përçarjes, mos durimit dhe vëllavrasjes

Kryetari, Hashim Thaçi, ka paraqitur Kallëzim Penal në Prokurorinë e Shtetit kundër Agim Bahtirit të Vetëvendosjes

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deponuar Kallëzim Penal në Prokurorinë e Shtetit kundër kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit, pas deklaratës së tij ku ka përmendur vëllavrasjen. Kjo deklaratë e Bahtirit konsiderohet  sulm kundër rendit kushtetues të Kosovës, dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe nxitje e përçarjes e mos durimit. Sipas kallëzimit penal, Bahtiri me këto deklarime e ka frikësuar opinionin publik dhe ka bërë kërcënime direkte ndaj presidentit të vendit duke bërë përpjekje që të ndryshojë rendin kushtetutës të Kosovës, të përmbysë institucionet më të larta në vend si dhe pengojë presidentin që të kryejë detyrën zyrtare. Me këtë deklaratë janë ndier të kërcënuar edhe familja    dhe vetë kryetari i Shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Marrë parasysh natyrën e veprës, duke u nisur nga fakti që unë dhe familja ime ndjehemi të kërcënuar nga deklarata e z. Bahtiri kërkoj nga institucionet që në pajtim me legjislacionin në fuqi të marrin veprimet përkatëse”, thuhet në kallëzim penal. Këto vepra penale janë të përcaktuara edhe në Nenin 114 dhe Nenin 121 të Kodit Penal nr. 06/L-074 të Republikës së Kosovës. Më datën 30 mars 2020, Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje kishte deklaruar se nuk do ta lëshojnë Qeverinë pa zgjedhje, duke përmendur edhe vëllavrasjen.

Kryetari më i përgjegjshëm nga të gjithë kryetarët e  komunave  në vend, kishte deklaruar se Qeveria e re do të bëhet kur  të bëhen zgjedhjet dhe do t’ia kallëzojmë secilit, ku e ka  vendi. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hyni në një konflikt vëllavrasje, sepse ne nuk e kemi ndërmend me lëshuar me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj, sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe t’i shpallë zgjedhjet…”, kishte deklaruar Bahtiri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …