Kryetari i Thaçi dhe ish-kryetarja e Kosovës Jahjaga: Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e Bajram Rexhepit

Kryetari i Thaçi dhe ish-kryetarja e Kosovës Jahjaga: Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e Bajram Rexhepit

Kryetari i Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me dhimbje ka marrë lajmin për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi, maturia, sinqeriteti, afërsia dhe guximi i të cilit ishin shembull për të gjithë kolegët e tij. “Me dhembjen më të madhe e pranova lajmin për vdekjen e mikut tim, kolegut tim, Bajram Rexhepit, kryeministri i parë i Kosovës, burrështetas dhe politikan që ka prekur jetët e të gjithëve me urtinë e tij. Maturia, durimi, por edhe guximi për të vepruar kur duhej, ishin shembull për të gjithë kolegët e tij. Sinqeriteti, afërsia dhe respekti i tij ishin shembull për të gjithë miqtë e tij. Të gjithëve do të na mungojë si mik, si koleg, si shembull. Me mendjet dhe me zemrat tona jemi me familjen e Bajramit, duke i shprehur ngushëllimet më të thella e duke i uruar forcë e durim, por edhe krenari në këto ditë të vështira”, ka shkruar Thaçi.

Ndërkohë edhe ish-kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga, ka shprehur ngushëllimet e saja lidhur me vdekjen e ish-kryeministrit kosovarë, Bajram Rexhepi. Ka qenë nder ta takoj gjatë rrugëtimit në procesin e shtetndërtimit të vendit tonë. “Sot me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, zotëri Bajram Rexhepit. E kam pasur nderin ta takoj gjatë rrugëtimit tim profesional dhe kënaqësinë ta njoh personalisht përgjatë filleve të vështira të shtetndërtimit të Kosovës dhe këtyre viteve sfiduese për të gjithë ne. Ngushëllime familjes Rexhepi. Humbja juaj është humbje për të gjithë ne”, ka shkruar ish-kryetarja Jahjaga.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …