leoni

Kryetari Thaçi dhe komisioneri i BE-së, Johannes Hahn diskutojnë për agjendën evropiane të Kosovës

Kryetari Thaçi dhe komisioneri i BE-së, Johannes Hahn diskutojnë për agjendën evropiane të Kosovës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike sot me Komisionerin e BE-së për Politikë të Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit, Johannes Hahn. Në një postim në rrjetin social ka treguar se është diskutuar për agjendën evropiane të Kosovës, dialogun me Serbinë si dhe liberalizimin e vizave.

“Diskutuam çështje të rëndësishme përkitazi me agjendën evropiane të Kosovës në prag të Samitit të Sofjes, për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, për të ardhmen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si dhe për jetësimin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …