Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë pritur me protesta pranë shtatores së Adem Jasharit, në Tiranë, ku kishin shkuar për të bërë nderime. Ndërkohë një grup protestuesish u kanë dalë përpara me parulla në duar, ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, “Tradhtia i paraprin korrupsionit”, dhe “Kufiri mes nesh është Jugosllavia”. Të pranishmit në aktivitet duke folur për këtë protestë kanë thënë se “ceremoninë e nderimit të memorialit të Adem Jasharit në Tiranë nga ana e kryetarit, Hashim Thaçi, janë përpjekur ta prishin një grup i vogël të rinjsh që paragjykohet të kenë qenë përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …