Kryetari, Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve të Pejës

Kryetari, Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve të Pejës

Kryetari Thaçi ka thënë me këtë rast se derisa shteti i Serbisë ka vrarë 13 mijë e 500 civilë, ka kryer rreth 400 masakra anekënd Kosovës dhe ka dhunuar mijëra gra drejtësia ndërkombëtare ende nuk e ka thënë fjalën e vet, tha i  në tubimin përkujtimor të 183 dëshmorëve të Komunës së Pejës, prej nga u shpreh se është nder për të gjithë bartësit e institucioneve të Kosovës që të nderojnë Ditën e Dëshmorëve në Pejë. Ai ftoi që lufta të kujtohet gjithherë me krenari, duke respektuar vlerat e saj, të cilat vetëm sa do ta forcojnë shoqërinë dhe shtetin. Duke kujtuar gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë, ai foli edhe për nismën e Kongresit amerikan për kërkimin e drejtësisë, e cila ndonëse e vonuar shërben si stimulim për kërkimin e drejtësisë. Mohimi i krimeve nga ana e Serbisë, sipas tij, duhet të jenë alarm edhe për Evropën dhe Amerikën. Për këtë, ai iu drejtua gjithë bashkësisë ndërkombëtare me një kërkesë të vetme, që të mos ia lejojnë një gjë të tillë Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …