Gjatë qëndrimit në Nju Jork, kryetari, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bahxhet Pacolli, u takuan me shefin e diplomacisë së Sudanit, Ibrahim Ghandour. Ata e njoftuan ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit se pavarësia e Kosovës është në harmoni të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe kjo është vërtetuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Në vijim të bisedës, kryetari, Hashim Thaçi theksoi se Kosova po e konsolidon pozitën e saj në arenën politike ndërkombëtare dhe po dëshmon veten si faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Ai ftoi ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ghandour, për intensifikimin e kontakteve mes qeverive përkatëse, e që, sipas tij, do të duhej të kurorëzoheshin me njohjen e Kosovës nga Sudani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …