Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në mbështetje të kompetencave kushtetuese e ka ndarë Urdhrin “Hero i Kosovës” për veprimtarin dhe intelektualin, profesorin e historisë Selim Berisha. Ky urdhër u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice si dhe për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje.
