Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka nënshkruar dekretin për lirimin nga detyra të Vlora Çitakut, ambasadores së Kosovës në SHBA. Këtë dekret e ka nënshkruar më 2 tetor, pra para pesë ditëve. Paraprakisht, Çitaku më 24 shtator i ishte drejtuar Thaçit me një letër, nga ku i kishte kërkuar që ta lirojë nga detyra e ambasadores së Kosovës në SHBA, post që ajo mbajti për pesë vite me radhë. “Duke shprehur konsideratën më të lartë për ju dhe institucionet e Republikës së Kosovës, përmes kësaj letre, kërkoj të lirohem nga detyra e ambasadores së Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në letrën të cilën e ka dërguar Çitaku në presidencë, e të cilën e ka siguruar lajmi.net. Në të njëjtën, Çitaku ka shprehur gatishmërinë e saj që të shërbejë deri në një periudhë të konsideruar kohore, për të mundësuar një tranzicion të detyrave sa më funksional.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …