Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përshëndetur emërimin e Richard Grenell, shef të Inteligjencës Kombëtare amerikane. Përmes një postimi Thaçi e ka cilësuar “të shkëlqyeshëm” vendimin e kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për ta emëruar Richard Grenellin, shef të Inteligjencës Kombëtare amerikane. Kreu i shtetit të Kosovës, i cili ka bashkëpunuar për disa javë me Grenellin në dialogun Kosovë-Serbi, ka lavdëruar ambasadorin e SHBA-ve në Berlin për punën që ka bërë në raport me dialogun ndërmjet dy vendeve. Ndryshe, kryetari amerikan Donald Trump, sot ka njoftuar për emërimin e Richard Grenell në detyrën e re.