Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të komunitetit egjiptian të kryesuar nga deputeti Veton Berisha, për nder të Ditës Kombëtare të Egjiptianëve në Kosovë. Thaçi ka thënë se komuniteti egjiptian është pasuri e vendit dhe është sukses i madh që kemi arritur të kemi një harmoni kaq të madhe mes të gjitha komuniteteve në Kosovë. “Çdo komunitet duhet të përkrahet në ruajtjen dhe forcimin e identitetit të vet. Por, duhet të bëhet më shumë për krijimin e kushteve sa më gjithëpërfshirëse të integrimit dhe punësimit të të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve në shoqërinë kosovare”, ka thënë Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …