Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar popullin turk dhe kryetarin Rexhep Taip Erdogan për ditën e Republikës së Turqisë. Ai ka theksuar se Kosova është krenare që Turqinë e ka vend mik dhe aleatë të ngushtë. “Në emër të popullit të Kosovës, unë i uroj presidentit urimet tona më të mira për prosperitet presidentit Erdogan, qeverisë dhe popullit turk”, ka shkruar Thaçi.
