Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka vizituar sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht Klinikën Infektive, ku po mjekohen pacientët e prekur me koronavirus. Ai ka lavdëruar punën e mjekëve dhe të tjerëve në luftën kundër pandemisë Covid-19. Sipas tij shëndeti i qytetarëve është në duart e mjekëve, por edhe IKSHPK-së. Kreu i shtetit ka shprehur besimin se edhe kjo e keqe, siç e ka quajtur ai, do të kalojë, ndërsa ka ftuar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …