Thaçi

Kryetari Thaçi: Efektiviteti i partive të koalicionit, i diskutueshëm

Në një intervistë të dhenë për KosovaPress-in kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë së do të pres deri në sekondën e fundit që deputetët serb të kthehen në institucionet e Kosovës dhe t’i votojnë ndryshimet kushtetuese për ta themeluar ushtrinë e Kosovës. Por nëse nuk ndodhë kjo do të vazhdojmë me projektligjin e iniciuar tashmë. Nuk mund të mbesim peng i Beogradit ngase jemi shtet i pavarur dhe sovran, ndërsa SHBA-të dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë nuk janë kundër themelimit të ushtrisë por kanë dallime metodologjike se si ajo bëhet, ka thënë Thaçi. Më tutje ai është shprehur së nuk do të flas me data së kur, por procesi i themelimit të ushtrisë është i pa kthim dhe do të ndodhë. Ndërsa për efektivitetin e partive politike theksoi së është i diskutueshëm. “Unë nuk flas në emër të partnerëve të koalicionit dhe as të opozitës, unë flas në emër të të gjithëve dhe ju shërbej të gjithëve. Kosova ka institucione e veta legale dhe legjitime, sa i përket efektivitetit është i diskutueshëm dhe mund të bëjmë edhe më tepër, gjithmonë ka hapësirë dhe ka kualitet që të lëvizet në rrugë me efektive për qeverisje me të mirë në Kosovë, gjithmonë duke realizuar aspiratat e njerëzve të vendit. Kështu që partia ime është Kosova dhe i shërbej vetëm vendit, jo aspiratave të asnjë partie të vetme, por të gjithave njësoj”, ka thënë kreu i shtetit Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …