Hashim Thaçi

Kryetari Thaçi është nisur për Francë për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në Paris

Pas vizitës në Bullgari, kryetari, Hashim Thaçi është nisur për Francë për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në Paris e cila zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës. Zyra e Presidencës njofton se gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, kryetari Hashim Thaçi do të flas për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës nëpërmjet perspektivës evropiane, si dhe për tema të tjera me interes për shtetin tonë. Kryetari, Hashim Thaçi në Paris pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme, pjesëmarrëse në këtë konferencë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …