leoni

Hashim Thaçi: Askush nuk mund ta kundërshtojë një marrëveshje që arrihet në mënyrë paqësore

Kryetari Thaçi, është shprehur optimist se pas marrjes së presidencës së BE-së nga Austria

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, është shprehur optimist se pas marrjes së presidencës së BE-së, Austria do të shtyjë përpara agjendën evropiane të Kosovës. Përmes një postimi, Thaçi shkruan se Kosova duhet të vazhdojë në zbatimin e reformave të rëndësishme politike dhe ekonomike drejt anëtarësimit në BE.

“Presidenca e BE-së nga Bullgaria dhe Samiti i Sofjes ishin një sukses i plotë dhe një hap i madh përpara drejt jetësimit të aspiratës sonë për anëtarësim në BE. E falënderoj kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, për rolin dinamik në mbështetje të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në gjashtë muajt e fundit të kryesimit të presidencës. Presidencën e BE-së tani e merr një shtet tjetër mik i Kosovës, Austria. Unë kam besim të plotë në vizionin dhe energjinë e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, për të shtyrë përpara agjendën evropiane të shtetit tonë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin e reformave të rëndësishme politike dhe ekonomike, të nevojshme në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE”.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …