Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar nëpërmjet postimit në adresën e tij elektronike se gjatë qëndrimit në Kanada është takuar me guvernatorit të Përgjithshëm të këtij vendi, David Johnston. Ne diskutuam gjerë e gjatë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kanadasë, për mundësitë e përbashkëta të rritjes së bashkëpunimit në fushat strategjike të ekonomisë, si energjia, minierat, kërkimi i arit dhe bujqësia. Guvernatorin Johnston e ftova për të vizituar Kosovën dhe për të parë nga afër të arriturat e vendit tonë, si dhe për t’i dhënë shtytje projekteve tona të përbashkëta dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Kanadasë. Takimin e përfunduam me përshtypjet më të mira për vlerat e përbashkëta që ndajmë dhe u sigurova nga miku ynë se Kanadaja do të vazhdojë të qëndrojë përkrahë Kosovës në rrugëtimin vizionar drejt integrimeve euroatlantike”, ka shkruar kryetari, Hashim Thaçi në rrjetin social Facebook.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …