Kryetari i vendit Hashim Thaçi tha sot se komandanti në largim i KFOR-it Giovani Fungo është mik i dëshmuar i Kosovës dhe rajonit. “Sot me ndjenjë të mirënjohjes i them faleminderit dhe mirupafshim. Koha kur ka shërbyer Fungo ka qenë kohë e rëndësishme në vend. I jemi mirënjohës të gjithë ushtarëve që shërbejnë në KFOR. KFOR-i ruan dhe ndërton paqen”, tha kryetari Thaçi në ceremoninë e ndërrimit të komandave në forcën paqeruajtëse në Kosovë.
Kosova sipas kreut të shtetit mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe dialogun me Serbinë, ndërsa ka thënë se duke iu falënderuar KFOR-it dhe NATO-s Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multientike dhe profesionale. “FSK tani është e gatshme për kompetenca të reja dhe mision të ri”, ka thënë ai. Në selinë e KFOR-it po bëhet ndërrimi i komandës ku italiani Giovani Fungo lë detyrën pasardhësit të tij Gjeneral Major Salvatore Cuoci.