Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar sërish në lidhje me temën për Asociacionin e komunave serbe pritet të jetë një ndër temat që do të diskutohet në Bruksel. Përmes një komunikate të lëshuar nga Zyra e kreut të shtetit thuhet se hapja e kësaj teme është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës. I pari i shteti ka akuzuar shefin e qeverisë se po e godet shtetësinë e Kosovës. “Është goditje ndaj shtetësisë dhe cenim i sovranitetit të shtetit tonë. Këto tema janë adresuar dhe zgjidhur në kuadër të Pakos së Ahtisaarit, e cila i parapriu shpalljes së pavarësisë, por edhe në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit në prillin të vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në komunikatë. Tutje, aty thuhet se askush nuk ka mandat që të bisedojë në emër të Kosovës për tema të mbyllura, në Bruksel apo kudoqoftë.
