Thaçi

Kryetari, Thaçi, i ka bërë thirrje urgjente Qeverisë të marrë vendime për plotësimin pa kusht të kërkesave që i ka bërë Amerika

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, iu ka bashkuar reagimeve të senatorit amerikan, David Perdue, të dërguarit të Posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e më pastaj, djalit të presidentit amerikan Donald Trump, të cilët kanë bërë të ditur  se Shtetet e bashkuara  duhet ta rishqyrtojnë kthimin e ushtarëve amerikanë nga Kosova”. Thaçi i ka bërë thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të marrë vendime për kërkesat që i ka bërë Amerika  duke përfshirë këtu edhe heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë. I kërkoj urgjentisht Qeverisë që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë. Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në. Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës”, ka shkruar, kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …