Kryetari Thaçi i shpall zgjedhjet për kryetar në komunën e Besianës dhe për atë në Mitrovicën Veriore mbahen me 29 nëntor 2020

Kryetari Thaçi i shpall zgjedhjet për kryetar në komunën e Besianës dhe Mitrovicës Veriore mbahen me 29 nëntor 2020

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Besianës dhe për kryetar në komunën e Mitrovicës Veriore. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komuna, bazuar në vendimin e kreut të shtetit do të mbahen më 29 nëntor 2020. Thaçi e ka udhëzuar KQZ-në që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në Komunën e Besianës dhe në atë të Mitrovicës së Veriut në përputhje me vendimet dhe ligjin në fuqi. Në dy vendimet theksohet se organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve duhet të bëhet në koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse, në pajtim me Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …