Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar përsëri situatën e fundit të krijuar në vend pas përhapjes së koronavirusit. Me anë të një postimi ai ka thënë se IKSHP është duke e menaxhuar mirë situatën dhe duke kufizuar përhapjen e virusit. Thaçi ka thënë se FSK-ja është në gjendje gatishmërie për të ndihmuar në tejkalimin e situatës me COVID-19. Sidoqoftë, sipas tij rolin kryesor tani e kanë qytetarët, që sipas tij duhet të kujdesen për higjienën, të ruajnë distancën fizike me njëri tjetrin, të dalin nga shtëpitë veç në rastet emergjente.
