Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar dy shtetet, Kosovën dhe Serbinë, për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik, sot në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për përpjekjet në këtë proces. “E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, sot, në Washington. Jam falënderues ndaj Shtëpisë së Bardhë, kryetarit Donald Donald Trump dhe Richard Grenell për udhëheqjen e tyre në këtë proces. Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, vendet e punës dhe konsolidimin e mëtejshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar”, ka shkruar kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …