Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot një telegram urimi nga kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në këtë telegram thuhet se populli amerikan i bashkohet urimeve të Presidentit Trump për popullin e Kosovës në përvjetorin e 12 të pavarësisë. “Populli i Amerikës së bashku me mua i urojnë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Lidhjet e fuqishme ndërmjet Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës shtet sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik”, thuhet në telegramin e presidentit Trump. Ai ka përgëzuar Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor, duke mirëpritur angazhimin e vazhdueshëm për të quar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Ju dëshirojmë sukses në vitet e ardhshme, në fokusimin tuaj për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat”, thuhet më tej në këtë telegram urimi.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …