Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime të shumta për festat e fundvitit. Kryetari i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, si dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e kanë uruar Thaçin për festat e fundvitit. Ai ka pranuar urime edhe nga homologu i tij slloven Borut Pahor, kryetarja aktuale e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq si dhe nga kryetari i Lituanisë, Gitanas Nausėda. Kryetari i Kosovës ka pranuar edhe urime tjera nga përfaqësues të shteteve të ndryshme, në të cilat urohet populli i Kosovës për festat e fundvitit.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …