Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur komandantin e parë të KFOR-it në Kosovë, gjeneralin, Michael Jackson, të cilin e ka dekoruar me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë. Gjeneralit Sir Jackson kjo medalje i është ndarë për kontributin e tij në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë gjatë mandatit të tij si komandant i KFOR-it në Kosovë. “Roli i gjeneralit Jackson ka qenë i pazëvendësueshëm, i jashtëzakonshëm, historik për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe prosperitetin në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë me këtë rast kryetari, HashimThaçi. Gjenerali Jackson, është shprehur mirënjohës për dekoratën dhe mikpritjen që i është bërë në Kosovë. “U ktheva në Kosovë shtatëmbëdhjetë vite që kur kisha ardhur këtu për herë të parë, kur, më duhet të them, kisha ardhur pa pasaportë. Është e mrekullueshme për të parë se sa shumë progres keni arritur që nga ajo kohë”, ka thënë gjenerali Jackson.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …