Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim lamtumirës zëvendësshefin dhe ushtrues i detyrës së shefit të misionit të EULEX, Bernd Thran, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet e Kosovës. “U jam mirënjohës juve personalisht për angazhimin tuaj në misionin tonë të përbashkët të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë”, është shprehur presidenti Thaçi, duke e falënderuar atë për punën e tij në Kosovë. Thaçi ka thënë se Kosova ka përfituar shumë nga bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me ekspertët e EULEX-it.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …