Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad. Thaçi ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për punën e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në të gjitha fushat. “Me projekte dhe investime konkrete, Norvegjia ka ndihmuar Kosovën në forcimin e institucioneve, subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka shtuar kryetari. Nga ana tjetër, ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad ka theksuar se Norvegjia edhe më tutje do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, duke rritur shkëmbimin në të gjitha fushat. Në fund, Thaçi ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për kontributin në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke i uruar suksese në postin e tij të ardhshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …