Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Kuvendi që ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re, e cila pritet të drejtohet nga Avdullah Hoti. Thaçi në një konferencë për medie, pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e tij për mandatarin për formimin e qeverisë, ka ftuar të gjitha partitë politike që ta respektojnë këtë aktgjykim. Ai ka thënë se Kosova nuk e ka luksin që të funksionojë pa institucione stabile. Në këtë kontekst, ai ka kërkuar që institucionet e reja të angazhohen maksimalisht në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, pas pandemisë së virusit korona.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …