leoni

Kryetari Thaçi i kërkoi shefit të Interpolit t' i anulojë fletë-arrestet Serbisë për qytetarët e Kosovës

Kryetari Thaçi i kërkoi shefit të Interpolit t’ i anulojë fletë-arrestet Serbisë për qytetarët e Kosovës

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock. Në këtë takim është biseduar për mundësinë e pranimit të Kosovës në këtë organizatë, si dhe për mënyrën e thellimit të bashkëpunimit me këtë organizatë ndërkombëtare. Thaçi ka thënë se Kosova plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim në Interpol, por edhe kjo organizatë ka nevojë për Kosovën, për informim sa më të shpejt”, ka shtuar presidenti Thaçi. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizat, Jurgen Stock, ka theksuar se Interpoli është i hapur për Kosovën dhe pret të përfundojnë procedurat e brendshme për të filluar shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim. Thaçi ka diskutuar edhe për çështjen e ndalimit të shtetasve të Kosovës me fletarrestime të Serbisë, duke thënë se fletë-arrestet e tilla janë të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht, ndërkohë që ka kërkuar që të gjitha flet- arrestet politike të Serbisë të anulohen.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …