Kryetari Thaçi kërkoi thellimin e bashkëpunimit strategjik mes Kosovës e Shqipërisë

Kryetari Thaçi kërkoi thellimin e bashkëpunimit strategjik mes Kosovës e Shqipërisë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar me kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozin, si dhe një grup të përfaqësuesve të bizneseve të ndryshme nga Shqipëria.  Thaçi falënderoi kryetaren Koka për mikpritjen e përzemërt dhe tradicionale që Saranda iu ka bërë vizitorëve nga Kosova ndërkohë që ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet dy shteteve  edhe në fusha të tjera. Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, ka shprehur mirënjohje për qytetarët e Kosovës që edhe këtë vit kanë kaluar pushimet në Bregdetin e Shqipërisë. Duam të forcojmë shkëmbimet ekonomike me Kosovën, prandaj kemi sjellë përfaqësues të bizneseve nga Saranda, të cilët kanë sjellë produktet e tyre me vete”, ka thënë zonja Florjana Koka.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …