Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me rritjen e numrit të të vdekurve si pasojë e virusit COVID-19. Ai kërkon respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së në mënyrë që sa më lehtë të tejkalohet kjo sfidë botërore. “Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë. Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …