leoni

Kryetari Thaçi: Kosova e ka dëshmuar se dinë të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, të pranuara nga të gjithë

Kryetari Thaçi: Kosova e ka dëshmuar se dinë të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, të pranuara nga të gjithë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot shefin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Alojz Peterle, me të cilin bisedoi për përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë këtë të diele. Thaçi falënderoi për gatishmërinë e BE-së për të monitoruar zgjedhjet lokale, për të cilat është shprehur i bindur se do të zhvillohen në një frymë demokratike. “Kosova tashmë ka dëshmuar se dinë të organizojë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, të pranuara nga të gjitha partitë politike dhe bashkësia ndërkombëtare. Këtë traditë do ta dëshmojnë sërish të dielën”, ka theksuar kryetari Thaçi.

Ndërsa, shefi i Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Alojz Peterle ka theksuar se vëzhguesit e BE-së do të jenë të shpërndarë në të gjithë Kosovën, për të monitoruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale. Kryetari Thaçi iu ka dhënë mbështetje të plotë vëzhguesve të BE-së për punën e tyre në monitorimin e këtyre zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …