Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në BE, ndërsa ka shprehur pakënaqësinë e tij me izolimin dhe mungesën e perspektivës së qartë për anëtarësimin e vendit tonë në BE. Ai këto komente i bëri gjatë një takimit të gjashtë liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, që është zhvilluar në Nju Jork. Thaçi ka theksuar se qytetarët e Kosovës më së shumti po e ndjejnë këtë izolim, duke qenë të vetmit në Evropë që iu mohohet e drejta e lëvizjes pa viza. Ai theksoi se Kosova megjithatë mbetet e përkushtuar për t’i jetësuar objektivat në rrugëtimin e saj evropian, ndërsa ka rikujtuar se çdo vonesë në integrimin e rajonit në BE mund të sjellë pasiguri në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …