Hashim Thaci

Kryetari Thaçi krijon edhe dy dekorata të reja të cilat do të jenë: “Urdhri Hasan Prishtina” dhe “Urdhri Shotë Galica”

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së shpejti do t’i krijojë edhe dy urdhra të rinj. Këshilltari i tij, Ismail Syla, ka bërë me dije se urdhrat e rinj do të jenë: “Urdhri Hasan Prishtina” dhe “Urdhri Shotë Galica”.

“Presidenti bazuar në kompetencat tij kushtetuese dhe ligjore ndan urdhra dhe një serë dekoratash. ‘Urdhri Heroi i Kosovës’, ‘Urdhri i Lirisë’, dhe ‘Urdhri i Pavarësisë’, janë tre urdhra më të lartë që jep presidenti. Ndërkaq, sot kam nderin që t’u njoftoj në proces e sipër është edhe krijimi i dy urdhrave: ‘Urdhri Hasan Prishtina’ dhe ‘Urdhri Shotë Galica’”, ka thënë Syla, të dielën në akademinë solemne të organizuar nga UP-ja për nder të 20-vjetorit të protestës së 1 tetorit të vitit 1997, teksa Këshillit Organizativ të kësaj protesta ia ka ndarë dekorate presidenciale “Urdhri i Lirisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …