Jo zyrtarisht bëhet e ditur se sfida e parë e kryetarit Thaçi në detyrën e re do të jetë përballja me veteranë pasi FMN-ja ka referuar zvogëlimin e pensioneve të luftës dhe këtu ka kërkuar përfshirjen direkte të kryetarit. Shuma prej 170 eurosh që veteranët e UÇK-së po marrin si pensione për kontributin në luftë, do të zvogëlohet, përderisa veteranët kërkojnë rritje 25 për qind. Ka gjasa të mëdha që më 25 prill pensioni të pësojë ulje, pasi 25 milionë euro të ndara për këto kategori duhet të mbulojnë të gjithë skemën pensionale për veteranët, numri i të cilëve është rreth 21 mijë sish. Vendimi pritet të merret javët në vazhdim. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar involvimin direkt të presidentit Hashim Thaçi në këtë çështje. Këtu për të shfrytëzuar ndikimin e tij te bashkëluftëtarët, me të cilët duhet përballur. Në rast të një marrëveshjeje, siç kërkon FMN-ja, atëherë është i domosdoshëm ndryshimi i ligjit për veteranët, pasi aty thuhet se veterani luftëtar duhet të marrë pensionin jo më të vogël se paga minimale në vend, e që në Kosovë është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç, e 170 për ata mbi këtë moshë. Rritja enorme e numrit të veteranëve që nuk kanë qenë pjesë e luftës e ka dëmtuar buxhetin e paraparë për këtë kategori sociale të shoqërisë sonë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …