Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e Qendrës për Kërkim dhe Shpëtim të FSK-së, në fshatin Pomozotin të Fushë Kosovës. Ai tha me këtë rast se intervenimet emergjente të FSK-së, në Kosovë apo në rajon kanë treguar më së miri se sa të përgatitur janë pjesëtarët e saj, si në aspektin operacional, ashtu edhe në atë psikologjik. Thaçi ka thënë se hapja e kësaj qendre është një e arritur e radhës e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe se kjo forcë gjithnjë e më shumë po forcohet në drejtim të mirëmbajtjes së kapaciteteve operacionale, të gatishmërisë për mbështetje të institucioneve, të komuniteteve, të OJQ-ve dhe të bashkëpunimit me partnerët tanë. “Bashkëpunimi me partnerët tanë strategjikë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht me Gardën e Ajovës, me NATO-n dhe KFOR-in, reflektohet çdo ditë në ngritjen, forcimin dhe modernizimin e FSK-së”, u shpreh, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …