Kryetari Hashim Thaçi, mori pjesë në seminarin e 93-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila po i zhvillon punimet në Prishtinë. Ai ka deklaruar me kërë rast se Kosova është një rast i mirë për të mësuar leksione të rëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare. “Kosova nuk është burim i jostabilitetit, por përkundrazi është eksportues i paqes dhe dialogut. Kjo e bën Kosovën mundësi të mirë për të mësuar për rastet e ngjashme nga e tërë bota”, ka thënë Thaçi. Para 17 viteve, Kosova ishte një vend i sapo dalë nga lufta, nga jenocidi nga një dekadë e represionit dhe aparteidit shtetëror serb dhe nga dekada të tëra të diskriminimit. “Por, në ato ditë të rënda ishte bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht NATO, që u vunë në krye të rivendosjes së paqes dhe qetësisë në Kosovë. Qytetarët e Kosovës e pritën krahëhapur forcën paqeruajtëse KFOR, të kryesuar nga NATO dhe misionin e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë mes tjerash kryetari, Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …