Kryetari Thaçi ndjehet krenar me standardet dhe të arriturat e FSK-së

Kryetari, Thaçi ndjehet krenar me standardet dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Kryetari, Hashim Thaçi ka thënë se ndjehet krenar me standardet dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai shtoi më tutje se në përputhje me rekomandimet e sektorit të sigurisë po punojmë të përfundohet transformimi i FSK në ushtri. Askush në Kosovë rajon apo më gjerë nuk duhet shqetësohet për këtë proces të natyrshëm dhe suksesshëm, theksoi kryetari, Hashim Thaçi në fjalimin gjatë ceremonisë së e diplomimit të rekrutëve të FSK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë. Ju meritoni duartrokitje të fuqishme sepse me këto rezultate ju na bëni të ndihemi krenar çdo ditë me ju. Transformimi i FSK-së është një proces që ka kaluar me hapa të ndryshme por me qëllim të qartë për të gjithë qytetarët e saj pa dallim. Do të hedhim hapa të plotë bashkë me aleatët tanë ndërkombëtar, theksoi kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …